Sarri i brengosur për Cristiano Ronaldon

17:09 | 23 Shtator 2019
Arbresh Info

Ronaldo mund të mos luajë të martën kundër Brescias.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka konfirmuar se fitnesi i Cristiano Ronaldo do të vlerësohet para ndeshjes së radhës të Juventusit në Serie A kundër Brescia nesër mbrëma.

Ronaldo vuan nga mbingarkesa muskulore pasi luajti 90 minuta të plota në fitoren 2-1 kundër Hellas Veronës.

“Ronaldo dje, (e diele), ka pasur mbingarkesë muskulore, por është thuajse normale pas tri ndeshjeve në shtatë ditë”, tha Sarri.

“Do të shohim nëse është e nevojshme për ndonjë që të pushojë. Është e rëndësishme që të kemi vazhdimësi në këtë moment, por duhet konsideruar edhe faktorët tjerë”.

“Do të shohim dhe do të bëjmë ndryshime”.

Ronaldo është në mesin e tre lojtarëve për çmimin “The Best” të FIFA-s, së bashku me Lionel Messi dhe Virgil van Dijk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme