Google ADS

Sarri humbet kontrollin, fyen gazetaren italiane

17:07 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Trajneri italian i Napolit, Mauricio Sarri, nuk ka qenë në humor të mirë gjatë konferencës për shtyp, pas barazimit pa gola me skuadrën e Interit.

Napoli me këtë barazim, bënë një hap mbrapa në ‘luftën’ për titull të kampionit me Juventusin.

Sarri u acarua pas një pyetjes së gazetarës së “Canale 21”, Titi Importa, e cila e pyeti se pas këtij barazimi çështja e titullit është kompromentuar.

Ish trajneri i Empolit dha një përgjigje arrogante dhe që nuk ishte i lumutur aspak me pyetjen e gazetarës Importa.

“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”, ishte përgjigja e Sarrit.

Megjithatë, Sarri pas disa orëve kërkoi falje për këtë përgjigje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme