Google ADS

Sarri flet për fitoren ndaj Sampdorias, treshen e sulmit dhe zgjedhjen e Demiralit para De Ligt

08:34 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Maurizio Sarri shpjegoi zgjedhjet e tij pas fitores 2-1 të Juventusit në udhëtim te Sampdoria, duke përfshirë treshen e sulmit dhe mbrojtësin Merih Demiral.

Bianconerët siguruan një fitore të vështirë në udhëtim dhe mbesin lider të përkohshëm në kampionat falë golave të bukur nga Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Gianluca Caprari shënoi golin e barazimit të përkohshëm.

Pas fitores, trajneri Sarri ka folur për ndeshjen dhe zgjedhjet e tij për këtë takim.

“Goali i Dybalas ishte i mrekullueshëm, ashtu ishte edhe ai i Ronaldos, pasi dukej se ‘varej’ në ajër për një kohë të pafundme”, ka thënë fillimisht Sarri për Sky Italia.

Festa e Ronaldos pas golit (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Ne bëmë mirë, ishte një pjesë e parë veçanërisht e mirë, ndërsa në të dytën ishim paksa kaotikë. Skuadra dukej në gjendje të mirë”.

“Do të ketë lojëra ku nuk luajnë të tre [Dybala-Higuain-Ronaldo]. Ata kanë luajtur shumë kohëve të fundit dhe mund të lodhen, ndërsa kemi Aaron Ramsey dhe Douglas Costa që shërohen nga dëmtimet dhe atyre u duhet kohë në fushë”.

“Higuain bëri mirë në pjesën e parë, por humbi intensitetin pas pushimit. Kjo është një periudhë kur ai po luan vazhdimisht, kështu që është e kuptueshme”.

“Aspekti kryesor kur vendosni nëse do të përdorni ‘tridentin’ është niveli i tyre i fitnesit gjatë javës. Ata mund të luajnë vetëm nëse janë të gjithë në gjendje të mirë, sepse përndryshe pjesa tjetër e ekipit do të vuante”.

“Kur ata janë në formën që po shohim tani, atëherë shikojmë në karakteristikat e kundërshtarit dhe vendosim nëse është e drejtë t’i përdorësh ata apo jo”.

Merih Demiral ishte përsëri i preferuar i Sarrit për këtë ndeshje para holandezit Matthijs de Ligt.

“Ai ka këtë energji të madhe pozitive që u transmeton shokëve të tij të skuadrës dhe ne duhet ta përdorim atë për momentin. Nëse shihni dikë në stërvitje që po shpërthen me energji, e vendosni atë në fushë”.

“Demiral është duke u mbushur me besim tani, kështu që duket se është e drejtë që ai luan”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme