Drejtoresha e Përgjithshme e RTV21 Afërdita Saraqini-Kelmendi, në mbledhjen komemorative për vdekjen e gazetarit Agim Binaku, ka thënë se do të dëshironte që sot të kishte një takim më ndryshe nga ai që po mbahej, transmeton arbresh.info.
“Do të kisha dëshiruar të jemi në një takim ndryshe nga ky me miqtë e Agimit dhe jo në këtë rast. Sidoqoftë na ka ra barra që sot t’i themi lamtumirën e fundit mikut tonë, mikut tim, shokut anëtarit të familjes time, njeriut me të cilin shumë shpesh ndaja hallet, shumë shpesh përplaseshim për çështje programore por shpesh herë dinim edhe të qeshnim dhe të jemi bashku”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Agim Binaku ishte pjesë e pandashme e hidhërimeve dhe gëzimeve të çështjeve familjare e profesionale.
“Agimi ishte pjesë e pandashme e hidhërimeve tona, e gëzimeve tona qoftë familjare qoftë profesionale. Jam e shqetësuar që po ndahem nga miku, nga shoku nga ai i cili shumë i solli jo vetëm Kosovës por na solli edhe neve”, ka thënë ajo./arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...