Saranda Daci transferohet në Superligën e Çekisë

12:19 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Njëra nga basketbollistet më të dalluara të Bashkimit dhe Superligën e Femrave, Saranda Daci do të transferohet në Superligën e Çekisë, në skuadrën Slovanka MB.

Ky është një hap i madh në karrierën e Dacit, që më herët ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Penzës, duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës dhe duke qenë njëra nga lojtaret më të mira në Superligën e Femrave.

Klubi i Bashkimit i ka uruar suksese në aventurën e re dhe nuk e ka ndalur, përkundër se është njëra nga lojtaret më të mira në skuadër, që ka synime të mëdha në këtë edicion.

Ky është një hap i madh për Saranda Dacin, por edhe basketbollin e femrave, që një lojtare do të transferohet në Superligën çeke.

Saranda pritet të jetë pjesë e Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Kjo është hera e parë që Kosova në konkurrencën e femrave do të marrë pjesë në një ngjarje të tillë. Siç dihet Bordi i FBK-së ka vendosur që të formohet Përfaqësuesja A te femrat, derisa debutimi do të jetë pikërisht vitin e ardhshëm në Qipro.

Të ngjashme