Sarah Mgbeike, MVP e derbit dhe javës në Superligën e Femrave

15:03 | 1 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Derbi i xhiros së katërt në Superligën e Femrave u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra prishtinase me rezultat 77:61.

Te vashat kryeqytetase u dallua Sarah Mgbeike me 21 pikë, 26 kërcime, pesë asisitime, tre topa të vjedhur dhe katër bllokada, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41.

Gjithashtu kontribut të madh ka dhënë edhe kapitenia, Arbnore Përquku me 14 pikë, shtatë kërcime, dhjetë asisitime dhe dy topa të vjedhur.

Penza shënoi fitore të thellë ndaj Kastriotit 16:131, ku te skuadra pejane u dalluan, Rael Whitsitt me 34 pikë, 17 kërcime, katër asisitime dhe 13 topa të vjedhur, si dhe Jeta Zeka me 20 pikë, 12 kërcime, tre asisitime dhe tetë topa të vjedhur.

Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Trepçës 42:70, ku më e mira në parket ishte basketbollistja kuqezi, Viola Tanushi me 14 pikë, 12 kërcime dhe katër asisitme.

TOP 5: Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku te Prishtina, Rael Whitsitt dhe Jeta Zeka të Penzës dhe Vola Tanushi e Vëllaznimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme