Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos ka zbuluar arsyen se pse ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo fillojë ndeshjen nga banka rezervë ndaj Kombëtares së vogël të Andorrës.
Portugalia fitojë me vështirësi ndaj Andorrës me rezultat 2-0, me dy golat që erdhën në pjesën e dytë në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
E gjithë vëmendja ishte te ylli i kombëtares, Ronaldo, i cili ishte lënë në bankën rezervë për këtë ndeshje nga trajneri Santos dhe posa hyri në pjesën e dytë shënoi golin e zhbllokimit të rezultatit.
Megjithatë, trajneri i Portugalisë ka një arsye të fortë për këtë vendim që e la sulmuesin e Realit në bankë, transmeton telegrafi.com. Sipas Santos, Ronaldo nuk ishte në 100 për qindëshin e tij, teksa ndikuan edhe disa faktorë tjerë, por që në fund rezultoi si vendim i suksesshëm.
“Mendova shumë, mendova mirë, Ronaldo nuk ka trajnuar 100 për qind në dy ditë pune”, ka thënë fillimisht Santos për RTP.
“Ka pasur shumë faktorë që çuan në këtë vendim. Ndeshjet janë të komplikuara, unë u përpoqa të menaxhoj dhe të bëj atë që ishte më së miri. Nëse kjo ishte e diskutueshme apo jo … kemi përfunduar duke fituar dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, përfundoi trajneri i Portugalisë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...