Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se disfata 3 me 0 e së hënës kundër Holandës është përgjegjësi e tij.
Kampionati evropian, Portugalia u shkatërrua nga Holanda, e cila i dha fitoren e parë trajnerit Ronald Koeman qysh pas marrjes së detyrës në muajin shkurt, transmeton portali arbresh.info.
Holanda dështoi për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror në Rusi, por ata ishin të mirë mjaftueshëm për Portugalinë, që mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Joao Cancelos derisa holandezët po udhëhiqnin 3 me 0 falë golave nga Memphis Depay, Ryan Babel dhe Virgil van Dijk.
“Unë mund të bëja më mirë, për përgjegjësia për disfatën është e imja”, u ka thënë Santos gazetarëve duke iu reflektuar miqësores së humbur. “Isha unë që zgjodha lojtarët, ne vëzhguam kundërshtarin, krijuam strategjinë prandaj kishim posedimin e topit dhe mendoj se në 10 minutat e parë ne kishim topin dhe luajtëm mirë”
“Ne pranuam një gol dhe nga këtu gjërat u komplikuan. Ata eksploruan pjesët hyrëse të skuadrës mirë dhe ne kishim shumë probleme në pjesën e parë”
“Mbi të gjitha sjellja nuk ishte e duhur dhe ne nuk mund të shkonim në kundërsulme. Ne biseduam me lojtarët pas pjesës së parë dhe në pjesën e dytë ne ishin një skuadër ndryshe në çdo aspekt”
“Ne nuk i lejuam hapësirë kundërshtarët, përveç afër fundit. Me dhjetë lojtarë në fushë ne kishim pak më shumë vështirësi, por ne vazhduan përpjekjet për të arritur golin dhe kishin tri ose katër shanse. Ne e merituam një gol ose dy”
Ronaldo u largua nga fusha në minutën e 68′ të ndeshjes duke u zëvendësuar me mesfushorin Joao Moutinho./arbresh.info/
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...