Santi Cazora beson se mund të rikthehet në aksion te Arsenali sezonin e ardhshëm.
Mesfushori spanjoll ka qenë jashtë linjave që nga muaji tetor i vitit 2016, kur lëndoi kyçin e këmbës së tij në një ndeshje në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Spanjës i është nënshtruar dhjetë operacioneve dhe pësoi një numër të madh infeksionesh. Ai zbuloi vitin e kaluar se ka pasur frikë që këmbë e tij mund t’i prehej gjithashtu. Por, 33-vjeçari sërish është duke ecur pa pasur nevojë për shkopinj ndihmës dhe synon të jetë i gatshëm plotësisht gjatë muajit gusht.
“Ka pasur shumë raste që unë kam dashur t’i jap fund karrierës time”, ka thënë ai. “Më është thënë disa herë që nuk ia vlen të vazhdojë më. Por, unë do të përpiqem sërish t’i jap edhe një shans tjetër vetës”
“Nëse gjërat kalojnë mirë atëherë unë ndoshta mund të jem në gjendje të luaj në nivel të lartë dhe të rikthehem sezonin e ardhshëm. Unë do t’ia dal”
“Operacioni im i fundit ishte gjashtë javë më parë dhe ishte i dhjeti”
Cazora ka bërë 180 paraqitje për “Topçinjtë” duke shënuar 29 gola./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024