Leroy Sane ka thënë se ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar trajnerit Jurgen Klopp në Liverpool për Manchester Cityn.
Anësori i shpejtë ka qenë në formë spektakolare te City këtë sezon duke shënuar gjashtë gola si dhe duke krijuar nëntë asistime për liderin në Premierë Ligë deri tani, transmeton portali arbresh.info.
“Po, unë kam folur gjithashtu me ata”, ka thënë Sane për ‘The Guardian’. “Jurgen më ka thirru gjithashtu duke folur me mua. Kjo ka ndodhur para se t’i bashkohem Cityt”
“Ai bëri një punë të mirë në Borussia Dortmund, jam takuar me të kur ishte këtu. Ai është një djalosh i mirë. Ai ka punuar mirë me Liverpoolin”
City bleu reprezentuesin gjerman nga Schalke për një tarifë prej 37 milionë funta gjatë muajit gusht të vitit 2016./arbresh.info/
https://twitter.com/ManCity/status/951845324141858816
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...