Mats Hummels ka kritikuar sjelljen e lojtarëve të rinj gjermanë dhe i ka thënë Leroy Sane se nuk mund të presë të konsiderohet në një nivel me Thomas Mullerin dhe Mesut Ozilin pasi është lënë jashtë nga Kupa e Botës.
Sane ka shijuar mbase sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 15 asistime në Premier Ligë, me Manchester Cityn, raporton “Telesport”.
Gjithsesi, forma e tij te Gjermania nuk arriti të bindë Joachim Low për ta përfshirë mes 23 lojtarëve që do të shkojnë në Rusi.
“Leroy Sane nuk ka të njëjtin status si Mulleri ose Ozili. Ndonjëherë të duhet kohë të arrish një status të caktuar në kombëtare. Brezi i djemve të rinj tani, ndryshon me atë të 10 apo 12 viteve më parë”, ka thënë Hummels.
“Unë nuk fola asnjë fjalë të vetme në dhomat e zhveshjes të Bayern Munich në javën e parë. kurse ka raste që lojtarët e rinj sillen sikur kanë vite që njihen me të tjerët. Statusi duhet të fitohet”, ka deklaruar Hummels.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...