Sandro Tonali i hapur për kalimin te Inter

18:38 | 10 Maj 2020
Arbresh Info

Inter është duke punuar për të arritur marrëveshje me mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.

Sipas Corriere dello Sport, “Neurazurët” janë duke u munduar që sa më parë të hapin negociatat, për transferimin e mundshëm të talentit gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se 20-vjeçari është i hapur për t’iu bashkuar Inter-it, me të cilët do sfidojnë “Zonjën e Vjetër” për Seria A.

Për Tonali-n, Inter duhet të paguajë plotë 50 milionë euro, vlerë të cilën e paguan verën e kaluar për Nicolo Barella.

I interesuar për Tonali-n mbetet edhe Juventus./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme