Jadon Sancho vlerësohet si njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin e sotëm.
Ylli anglez u bashkua me Borussia Dortmundin tri vite më parë nga Manchester City dhe që nga ajo kohë ka filluar shkëlqimin e tij.
Edhe pse është ende 19 vjeçar, Sancho vlerësohet rreth 120 milionë euro në tregun e transferimeve dhe kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Anglezi i talentuar dhuron spektakël në fushë, gola të mrekullueshëm dhe asistime fantastike për bashkëlojtarët e tij.
Në një intervistë për Goal.com, Sancho ka treguar se sa është i lidhur me futbollin, duke bërë që deklarata e tij të bëhet virale në rrjetet sociale.
“Unë thjeshtë e dua futbollin, e dua këtë lojë dhe e dua sportin”.
“Po të vendosej nga unë do të luaja futboll deri në moshën 100 vjeçare, por për fat të keq vjen koha dhe duhet të tërhiqem nga futbolli kur trupi im fillon të plaket”.
“Futbolli është dashuria ime e parë dhe që do ta dua përgjithmonë”, deklaroi Sancho.
Reprezentuesi anglez ka zhvilluar 87 ndeshje në të gjitha garat me Borussia Dortmundin ku ka shënuar 30 gola e ka bërë 41 asistime.
Gjithsesi e ardhmja e tij duket në vendlindje, pasi skuadrat si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë të gatshme të shpenzojnë mbi 120 milionë euro për afrimin e tij. /Telegrafi/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...