Një klub nga Liga Premier po monitoron situatën e Jadon Sanchos tek Chelsea dhe ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë sipas raportimeve të fundit.
Sancho i dha fund aventurës së tij tek Manchester United duke iu bashkuar Chelseat në formë huazimi në afatin kalimtar veror.
Kjo marrëveshje përfshinte klauzolën e obligimit të blerjes për londinezët për ta transferuar atë për 25 milionë eurove, pasi iu bashkua Unitedit për 73 milionë euro në 2021.
Sidoqoftë, ai mund t’i bashkohet një tjetër ekipi para sezonit 2025/2026.
Kjo sepse mediumi spanjoll Fichajes ka raportuar se Tottenhami është i interesuar për ta transferuar Sanchon.
Spurs sidoqoftë kanë vendosur të mos bëjnë ndonjë lëvizje për 24-vjeçarin në janar, por këtë duket se do ta bëjnë gjatë afatit kalimtar veror.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit do t’i ofronte më shumë opsione trajnerit Ange Postecoglou, i cili momentalisht ka emra si Brennan Johnson, Dejan Kulusevski dhe Timo Ëerner në dispozicion të tij.
Sancho është paraqitur në pesë takime në Ligën Premier këtë sezon, por nuk ka arritur që të ushtrojë ndonjë ndikim të madh./Telegrafi/
Zelensky e quan ‘çnjerëzor’ sulmin në ditën e Krishtlindjes
Flirtime e ngacmime mes Sarës dhe Drilonit
Morena Taraku zbulon edhe një tjetër talent të saj
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik të Drenasit, arres...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj