Barcelona raportohet se është e interesuar për anësorin e Manchester United, Jadon Sancho.
Sancho është në shitje nga United pasi e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si huazim me finalistët e Champions League, Borussia Dortmund.
Një rikthim në Dortmund është i mundur, por sipas medieve spanjolle, Barça është hedhur në sulm për anësorin anglez.
“Sancho po diskutohet në ‘Nou Camp’ si zëvendësues i mundshëm i Raphinhas.
Katalanasit do të ishin të prirur për të arritur një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje në fund të sezonit”, shkruajnë mediet iberike.
Ndryshe, Barcelona është duke e monitoruar edhe Luis Diaz (Liverpool) dhe Nico Williams (Athletic Bilbao)./rtk
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...