Sancho kalon Lewandowskin dhe Alcantaran, anglezi behet lojtari me i vlefshëm në Bundesliga

10:40 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Jadon Sancho vazhdon të mahnitë të gjithë në Gjermani dhe jo vetëm me paraqitjet e tij.

Ylli anglez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e liderit aktual të Gjermanisë, Borussia Dortmund.

18-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 14 asistime në të gjitha garat me Dortmundin, gjë që ka bërë të rritet vlera e tij në tregun e transferimeve.

Faqja e specializuar për çmimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, ka përditësuar çmimet e lojtarëve të Bundesligas.
Kësisoj Sancho është bërë lojtari me vlerën më të madhe në kampionatin gjerman dhe tani vlen 80 milionë euro.

Reprezentuesi anglez ka lënë mbrapa vetës dy yjet e Bayernit, Robert Lewandowskin dhe Thiago Alcantaran që vlejnë 10 milionë më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme