Manchester Unitedi nuk do të nënshkruajë me Alexis Sanchezin nëse Henrikh Mkhitaryan nuk pranon të kalojë te Topçinjtë, ka thënë Mino Raiola.
Djajtë e Kuq e duan me çdo kusht italianin, por preferojnë që marrëveshje të fusin edhe një lojtar.
“Manchester United nuk do të nënshkruajnë me Sanchezin nëse Mkhi nuk pajtohet të kalojë te Arsenali”, ka thënë Raiola për The Times.
“Mkhi do e bëjë atë që është më e mira për atë. Ai ka dy vite e gjysmë në kontratë, pra është vendimi i tij”.
“Sanchez është pjesë e marrëveshjes me Mkhin”, ka shtuar agjenti.
Sanchez ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar tre asistime.
Vetëm Alexandre Lacazette me tetë gola ka më shumë se ish-ylli i Barcelonës këtë sezon. /arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut