Djajtë e Kuq thuhet se janë pajtuar që ta lejojnë largimin e anësorit kilian në drejtim të Serie A-së, pas 18 muajsh kalimi në Old Trafford.
Nerazzurët që tashmë e kanë transferuan Romelu Lukakun nga Unitedi, janë shumë afër ta transferojnë edhe ish-anëtarin e Barcelonës në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milionë euro.
Sanchez aktualisht fiton 500 mijë euro te Manchester United, ndërsa po ashtu fiton edhe 80 mijë euro në çdo ndeshje që starton, e që po i shkakton probleme financiare skuadrës angleze.
Interi thuhet se nuk është pajtuar që ta paguajë pagën e lartë të kilianit, andaj Djajtë e Kuq do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës, derisa italianët do të shpenzojnë vetëm katër milionë euro.
Nesër pritet që Sanchez të fluturojë për në Milano që t’i përfundojë testet mjekësore te Interi, derisa në orët e pasdites mund të ndodhë prezantimi. /Telegrafi/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...