Alexis Sanchez do të mungoj në finalen e ‘FACup’ të Arsenalit ndaj Chelseat të shtunën.
Reprezentuesi kilian thuhet se ka nevojë për trajtim mjekësorë pas lëndimit në kofshë të këmbës që e detyroi të largohet nga fusha në fitoren e fundit të Arsenalit ndaj Evertonit të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja në qendër mbrojtje, Laurent Koscienly (i suspenduar) dhe Gabrial Paulista (i lënduar) mungojnë në finalen e ‘FA Cup’ duke lënë trajnerin Arsene Wenger me opsione të kufizuara.
Megjithatë, Shkodran Mustafi, Per Mertesacker dhe Kieran Gibbs pritet të gjithë të jenë në dispozicion për finale.
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë, Mustafi rikthehet pas qëndrimit jashtë fushe në ndeshjen e së dielës për shkak të një sëmundje, ndërsa Gibbs është rikuperuar nga lëndimi në kofshë./arbresh.info
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër