Google ADS

Sanchez largohet nga Inter, por mbetet në Serie A

16:09 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Alexis Sanchez mund të jetë pjesë e Serie A edhe në sezonin tjetër, por jo te skuadra e Inter.

Sky Sport Italia raporton se ylli kilian po kërkohet nga Roma, në formulën e huazimit, përcjell lajmi.net.

Sanchez është në pronësi të Manchester United, dhe ka shumë rëndësi se si trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të vendos për të ardhmen e tij.

31 vjeçari, është në mesin e lojtarëve më të paguar te Manchester United, dhe në rast largimi, ‘Djajtë e Kuq’ do të preferonin një shitje të plotë të tij.

Këtë sezon tek Inter në Serie A, ka shënuar një gol në nëntë paraqitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme