Alexis Sanchez kanë qenë në kontakt direkt me trajnerin Unai Emery për të diskutuar rreth transferimit te Paris Saint Germain gjatë verës.
Mediat në Francë raportojnë se trajneri i PSG-së është duke shfrytëzuar gjithçka që ka në duar për të bindur sulmuesin e Arsenalit rreth transferimit te kryeqyteti francez në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Sanchez është njëri nga shënjestrat kryesore të Paris Saint Germain për merkaton e ardhshme të transferimeve, por kampioni në Liga 1 do të përballet me një garë të fortë derisa edhe klubet e tjera si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United janë pas shërbimeve të tij.
Lexo më shumë: Januzaj afër transferimit te klubi i ri
Në fillim të këtij muaji, raportet në Kili pretenduan se Jose Mourinho dhe Pep Guardiola kanë qenë gjithashtu në kontakt me Sanchezin.
Mësohet se Arsenali kërkon 50 milionë funta për superyllin, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Po ashtu, “Topçinjtë” preferojnë që Sanchez t’i bashkohet PSG-së para rivalëve në Premierë Ligë./arbresh.info
Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në Këshilli...
Vëllai ther për vdekje vëllanë në Prishtinë
“I ndjeki me fshisë”, Vullneti godet me deklaratën
Aksident i rëndë në Shqipëri, një i vdekur e një i lënduar
Vini u ka dal në mbrojtje futbollistëve të Barcelonës pasi a...
Inzaghi pas barazimit me Juventusit: Jam shumë i zemëruar, e...