Google ADS

Sanchez i jashtëzakonshëm, dy gola për dy minuta ndaj Sampdorias

18:27 | 28 Shtator 2019
Arbresh Info

Alexis Sanchez ka shënuar dy gola të shpejta në ndeshjen e Interit si mysafirë kundër Sampdorias.

Lideri në Serie A ka gjetur golin e epërsisë në ndeshjen pasditen e sotme (e shtunë) si mysafirë kundër Sampdorias pas vetëm 20 minutave, shkruan portali arbresh.info.

Alexis Sanchez shënoi supergol nga distanca për 1 me 0 me të pranuar toin nga Stefano Sensi.

Mesfushori italian ishte asistues edhe në golin e dytë nga Sanchez vetëm dy minuta më vonë për 0 me 2.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A./arbresh.info/

  • Alexis Sanchez  – 20′
  • Alexis Sanchez  – 22′

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme