Manchester United ka konfirmuar se Alexis Sanchez dhe Chris Smalling do rikthehen nga Inter-i dhe Roma, sapo Seria A të përfundojë.
Dyshja gjatë verës të kaluar kaluan në Seria A, por asnjëra skuadër nuk e ka pasur mundësinë e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
United përmes një njoftimi ka konfirmuar se dy lojtarët do rikthehen në “Old Trafford” sapo Seria A të përfundojë.
“Dyshja e Manchester United, Chris Smalling dhe Alexis Sanchez do mbesin deri në fund të sezonit në Itali, pasi u morr vendimi që t’iu vazhdohet huazimi me Romën dhe Inter Milan-in”.
“Smallind do qëndrojë në Stadio Olimpico, deri në fund të Seria A, shkaku i pandemisë së koronavirusit”.
“Marrëveshja e Alexis gjithashtu është vazhduar deri në javën e parë të muajit të ardhshëm”, shkruhej në njoftim.
https://twitter.com/ManUtd/status/1278322886751793153
Kjo do të thotë se Inter dhe Roma mund të mbështetën te dyshja vetëm për 10 ndeshjet e mbetura të Seria A.
Dy lojtarët do garojnë me Manchester United-in në Evropa Ligë./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...