Renato Sanches ka pranuar se dëshiron të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar verior.
21-vjeçari iu bashkua bavarezëve në vitin 2016 nga Benfica për 35 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të lë përshtypje te kampioni gjerman.
Në sezonin e kaluar, portugezi ishte i huazuar te Swansea City, mirëpo as atje nuk la përshtypje dhe u kthye në Munih. Ndërkohë, pritet sërish largimi i tij te ndonjë skuadër, ku mund të luajë më shumë.
I pyetur nga Bild se a duhet të fillojë të kërkojë një klub të ri, ai është shprehur: “Mendoj që po. Qoftë huazim apo shitje më mirë, do të shohim”.
“Të gjithë e dinë se dua të luaj më shumë… E jap më të mirën në stërvitje. Trajneri i e di këtë, bashkëlojtarët e mi e dinë, po ashtu”, ka thënë ai lidhur me minutazhin e shkurtër te Bayerni. /Telegrafi/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...