Google ADS

San Marino zyrtarizon miqësoren me Kosovën

12:51 | 23 Prill 2021
Arditë Shkodra

Kombëtarja e San Marinos në futboll, përkatësisht Federata e Futbollit të këtij vendi, ka zyrtarizuar miqësoren me Kosovën për datën 1 qershor 2021.

Përkundër kësaj, Federata e Futbollit të Kosovës akoma nuk e ka zyrtarizuar këtë miqësore, njofton lajmi.net.

Kosova dhe San Marino do të luajnë për herë të parë në histori mes vete, ku edhe transmetimi i ndeshjes do të bëhet falas nga televizioni kombëtar, San Marino RTV.

“Ndeshja do të luhet në Prishtinë në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa ky do të jetë takimi i parë me kombëtaren e Kosovës, që është një ekip në ngritje në futbollin evropian,” është shkruar mes tjerash në komunikatën zyrtare të San Marinos.

Për Kosovën kjo do të jetë miqësorja e dytë e vitit 2021, pas asaj në mars të zhvilluar ndaj Lituanisë, ku ‘Dardanët’ fituan me rezultat 4-0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme