Google ADS

San Antonio Spurs ndalin marshimin e Houston, fitojnë Warriors e Cleveland

12:30 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Houston është mundur 100-83 nga skuadra e San Antonios një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Perëndim.

Vendasit e dominuan takimin dhe triumfuan falë 23 pikëve e 14 rebaund të Aldridge, mbështetur edhe nga Gay me 21 pikë. Për Houston nuk mjaftuan 25 pikët e Harden për të evituar humbjen, por Rockets qëndrojnë në krye të renditjes. Nga kjo humbje përfiton Golden State, që mundi 117-107 Phoenix, sfidë ku kampionët përfituan nga një pjesë e dytë fantastike për të mundur miqtë.

Durant realizoi 29 pikë e 11 rebaund, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket. Në sekondat e fundit humbasin Lakers, që u mundën në fushën e tyre 84-83 nga Sacramento, ndeshje ku për miqtë u dallua Hield, autor i 19 pikëve. Fiton edhe ekipi i Cleveland, që falë “triple double” të LeBron James, 16 pikë, 13 rebaund e 12 asist, mundi 98-87 Dallas, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në kampionat.

Jashtë fushe fiton Oklahoma, që triumfoi 109-104 ndaj New Orleans, sfidë ku miqtë patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës. Më i miri ishte Westbrook, që realizoi një “triple double”, 26 pikë, 15 rebaund ed 13 asist, lider në fushë për Thunder. Atlanta, falë 19 pikëve të Dorsey, mundi 94-88 Orlandon, ndërsa Detroit fitoi 108-96 në fushën e Brooklyn, sfidë ku u dallua Jackson me 29 pikë.

Rezultatet

San Antonio – Houston, 100-83

Atlanta – Orlando, 94-88

Brooklyn – Detroit, 96-108

Cleveland – Dallas, 98-87

New Orleans – Oklahoma, 104-109

Minnesota – Utah Jazz, 97-121

Denver – Milwaukee, 128-125

Golden State – Phoenix, 117-107

Portland – Memphis, 113-98

Lakers – Sacramento, 83-84

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme