Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi për të kaluar në Premierë Ligë.
Sipas Diario Sport, francezi preferon të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të ‘luftojë’ për një vend në formacionin e Quique Setien, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Umtiti është përshtatur mjaftë mirë në qytet dhe klub, andaj nuk mendon të largohet nga “Camp Nou”.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023, kurse klauzola prek vlerën e ‘çmendur’ prej 500 milionë euro, por skuadrat e tjera mund ta blejnë për vetëm 50 milionë euro.
Shkaku i lëndimeve të shpeshta, Umtiti ka humbur pozitën në formacionin e Barcelonës dhe të Kombëtares së Francës, pozita që i takojnë bashkëlojtarit, Clement Lenglet.
Ka spekulime se Arsenal, Chelsea dhe Manchester United janë të interesuar për qendërmbrojtësin./arbresh.info.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane