Samsung shpërblen sportistët shqiptarë në “Rio 2016”

14:14 | 5 Gusht 2016
Arbresh Info

Samsung dëshiron t’i dhurojë çdo sportisti olimpik në “Rio 2016” nga një telefon të mençur Galaxy S7 Edge.

Kompania teknologjike nga Koreja dëshiron t’i dhurojë 12.500 njësi Galaxy S7 Edge tek të gjithë sportistët nga të gjitha vendet në këtë turne madhështorë, përfshirë tetë sportistëve nga Kosova dhe gjashtë sportistëve nga Shqipëria, shkruan portali arbresh.info.

Këto pajisje nga gjiganti kanë prapa logon e Lojërave Olimpike, version që është krijuar pikërisht për eventin që zhvillohet në Rio de Janiero.

E gjithë kjo është bërë në mënyrë për t’i ndihmuar sportistëve që të kenë një eksperiencë më të mirë që do iu shërbej atyre për të qëndruar gjithashtu në kontakt me njerëzit që i dojnë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme