Sampdoria dhe Milani nuk qenë në gjendje të shënonin gjatë 90 minutave lojë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Italisë, dhe tani fituesi do të përcaktohet pas kohës shtesë prej 30 minutave.
Sampdorias dhe Milanit do t’iu duhet koha shtesë prej dy pjesëve nga 15 minuta për ta siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi loja e rregullt u mbyll pa gola, raporton Gazeta Express.
Përkundër rasteve të shumta, asnjëra skuadër nuk ia doli ta gjejë rrjetën e portës dhe nëse rezultati nuk ndryshon as pas 30 minutave shtesë, atëherë do të jenë penalltinë përcaktues i çerekfinalistit.
Kuqezinjtë e kontrolluan më shumë lojën, por ishte skuadra vendase ajo që rrezikoi më shumë duke krijuar më shumë raste dhe duke pasur më shumë goditje në drejtim të portës së Gianluigi Donnarummas.
Fituesi i këtij dueli do të takohet në çerekfinale me fituesin e duelit Napoli – Sassuolo.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...