Matthias Sammer ka kritikuar mesfushorin francez për sjelljen e tij që çoi në largim nga Borussia e D Dortmundit në klubin katalanas.
Transferimi i zgjatur i Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund në Barcelonë më në fund u finalizua të premten, por ish-drejtori sportiv i Bayern Munchen-it Matthias Sammer e ka quajtur atë “një katastrofë”, transmeton portali arbresh.info
Mesfushori i talentuar francez u lidh menjëherë me lëvizjen në Camp Nou pas trasferit rekord të Neymar në Paris Saint-Germain.
Dembele bëri gjithçka që ai mundi për të nxitur marrëveshjen dhe u pezullua më pas nga Dortmundi.
Ai nuk ishte i vetmi njeri i lidhur me Barcelonën, ishte edhe Philippe Coutinho i Liverpulit që ishte i kërkuar nga gjigantët katalanas, por në fund ishte francezi ai që arriti të merrte hapin e tij.
Barca konfirmoi se një marrëveshje ishte arritur me Dortmundin që do t’i sillte skuadrës nga Bundesliga 105 milionë euro përpara dhe potencialisht 42 milionë euro shtesë më vonë.
Dembele do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të hënën para se të përfundojë kalimin e tij, 20-vjeçari duke rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...