Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Podgoricë.
Edhe në stërvitjen e sotme “Dardanët” punuan me intensitet të madh dhe me përkushtim.
Pas stërvitjes ka folur kapiteni i skuadrës sonë, Samir Ujkani, i cili ka pohuar se atmosfera brenda ekipit verdhekaltër është e mirë.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Sigurisht ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë”.
“Por, tash mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, ka theksuar Ujkani.
Theksojmë se ndeshjen mes këtyre dyja ekipeve në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020 do ta drejtojë italiani, Daniele Orsato.
“Dardanët” udhëtojnë sot në orën 14:00 drejt Podgoricës ku nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes me Malin e Zi.
Ndryshe, Kosova dhe malazezët do të takohen gjatë ditës së premte me fillim në ora 20:45.
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale
Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvi...
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad...
Arrestohet një person në veri, në shtëpi iu gjetën shumë mje...