Samir Handanoviq tek Interi deri më 2020. Ky është plani i drejtuesve të Interit, të cilët kërkojnë ta blindojnë portierin e tyre i cili ka kontratë deri më 2019.
Handanoviq ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të zikaltërve në vitet e fundit dhe është ndër të paktët lojtarë që i ka shpëtuar revolucionit që Inter ka bërë ndër vite duke përforcuar skuadrën me shumë lojtarë kualitativ.
Para pak ditësh vet Handanoviq ka deklaruar që nuk është pishman që i është bashkuar Interit edhe pse ende nuk ka fituar asnjë trofe me zikaltërit.
Për reprezentuesin slloven kanë shprehur interesim skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester City, por ai pritet që të mbetet edhe për të paktën tre vite pjesë e ekipit nga Milano.
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim d...
Rama nesër ndan mirënjohje për Stane Gashin si shenjë falënd...
Napoli po shqyrton ofertën për yllin e Interit
Bojkoti dhe gjuha e rrezikshme ndaj mediave dhe gazetarëve, ...