Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira kërkon transferimin në Angli.
‘Corriere dello Sport’ raporton që Khedira është duke kërkuar transferimin në Angli këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi gjerman është përfolur për transferim te Liverpooli derisa vazhdon të ketë vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Juventusin.
Tani, ai duket se ka pranuar te drejtorët e skuadrës italiane se dëshiron të transferohet në Premierë Ligë.
Khedira ka pranuar këtë javë gjithashtu se do të ishte i hapur për të testuar vetën në Premierë Ligë në të ardhmen./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...