Sami Khedira pranon se nuk do të luajë edhe shumë kohë të gjatë në Evropë, por para se të largohet ai synon të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin.
Më pas ai planifikon që ta vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan Major Soccer League.
“Duhet patjetër që ta fitojmë Ligën e Kampionëve me Juven”, ka thënë 29-vjeçari për La Repubblica. “Ky duhet të jetë sezoni i duhur”.
“Për të fituar në Evropë nevojitet stabilitet, formë e mirë dhe fat, pra një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve”, ka shtuar ai.
“Ne kemi kualitetin e duhur e po ashtu edhe dëshirën e madhe për të sakrifikuar për këtë ekip”.
“Unë do të luaj në Amerikë, por nuk e kam në plan që menjëherë të transferohem atje, pasi që dua të qëndroj edhe për disa vite në nivelet më të larta të futbollit”, ka përfunduar 29-vjeçari.
Khedira është transferuar te Juve stinorin e shkuar nga Real Madridi.
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...