Google ADS

Salla e pingpongut merr ngjyrë rozë, në muajin kundër kancerit të gjirit

10:19 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Klubi i Pingpongut PRiPING dje ishte nikoqir i dhjetra vajzave dhe grave ku patën mundësi të argëtohen duke luajtur pingpong si dhe të informohen nga Doktor Ilir Kurtishi për rëndësinë e kontrollave të hershme për kancerin e gjirit, këtë njoftim e bëri të ditur KPP PriPING përmes një komunikate me shkrim.

Salla e pingpongut në Pallatin e Rinisë dje mori ngjyrë rozë pas organizmit të eventit “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping në bashkepunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta&Vita.

Topat e pingpongut, reketat dhe bluzat ishin të pembe me rastin e muajit Tetor, muaji i vetëdijësimit për kancerin e gjirit.

Pjesë e këtij turneu ishin gratë dhe vajat të cilat ishin të interesuara të informohen rreth hapave që duhet ndjekur dhe rëndësise së kontrollave të hershme dhe dashamirët e sportit të pingpongut.

Kryetari i klubit Kastriot Orana u shpreh i knaqur me pjesëmarrjen masive në këtë event dhe falë bashkëpunimit më shoqatën Jeta Vita dhe RCPNB do të vazhdohet organizimi i këtij eventi edhe në të ardhmen.

“Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen masive në këtë event vetëdijesues dhe nëse vetëm një rast zbulohet nga vetëdijësimi i këtij organizimi ne mund ta konsiderojmë të suksesshëm këtë turne, marrë parasysh që zbulimi i hershëm shpëton jëten” u shpreh Orana.

Klubi Priping poashtu falenderoi ata që e bënë të mundshme organizmin e turneut, si kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group Ausitria në Kosovë, Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës dhe Klubi Rotarian Neëborn Prishtina.

Pjesë e turneut ishte edhe zv.Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani e cila përgëzoi klubin për këtë eveniment./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme