Salgado: El Clasico nuk do të vendos garën për titull në La Liga

14:08 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Sipas ish mbrojtësi Michel Salgado, ndeshja El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës nuk do të vendos titullin në La Liga.

Real Madridi qëndron 11 pikë prapa Barcelonës me një ndeshje më pak pa zhvilluar pas dy humbjeve dhe dy barazime brenda katër ndeshjeve të tyre të para në fillim të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Selgado, i cili luajti për Realin gjatë viteve 1999-2009, nuk beson që ndeshja e së shtunës do të jetë vendimtare në garën për titull, megjithatë, insiston që të dy skuadrat do të humbin ndeshjet pas kësaj dhe fundit të sezonit.

Michel Selgado, ish mbrojtësi i Real Madridit

“Të dy skuadrat duhet të fitojnë Clasicon sepse është ndeshja e vitit për tifozët. Ju gjithmonë duhet të përpiqeni për ta fituar atë”, ka thënë ai për ‘Goal’.

“Clasico nuk do të vendos titullin në La Liga. Në të vërtetë janë tetë pikë ndërmjet tyre dhe çfarëdo që ndodhë në këtë turne do të mbetet gjithçka e gjallë. Ka mbetur ende më shumë se gjysma e turneut për tu zhvilluar. Vetëm disa ditë më parë, ne ishim duke folur për 10 pikë ndërmjet tyre dhe tani është një opsion që këtu të jenë vetëm 5 pikë larg”

“Këtu ka ende shumë ndeshje për tu zhvilluar deri në fund të La Ligas. Këtu ka ende kohë për të shkuar lartë dhe për të rënë poshtë. Pastaj Liga e Kampionëve, e cila kërkon shumë nga skuadra, fizikisht dhe në mentalisht”

“Të dy skuadrat do të humbin ndeshje. Kjo është arsyeja pse Clasico nuk do të vendos asgjë. Por sigurisht, për Real Madridin do të jetë e rëndësishme për të reduktuar distancën në vetëm pesë pikë për shkak të humorit”

Barcelona është përgatitur për kundërshtarin pas fitores 4 me 0 ndaj Deportivos, ndërsa Real Madridi ka qenë gjithmonë në Kupë të Botës për Klube duke mposhtur në finale 1 me 0 skuadrën braziliane Gremio./arbresh.info/

Të ngjashme