Google ADS

Salah v Dzeko – cili ka statistika më të mira në Ligën e Kampionëve?

11:42 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Liverpool dhe Roma, sonte zhvillojnë gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në stadiumin e famshëm “Anfield”.

Gjiganti italian, Roma, befasoi gjithë botën e futbollit, kur eliminoi njërin nga favoritët e këtij sezoni, Barcelonën, në fazën e çerekfinaleve.

‘Giallorossi’ në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, e që ishte në shtëpinë e tyre “Olimpico”, zhvilluan një super ndeshje në të gjitha aspektet, duke fituar 3 – 0, ndërsa rezultati i ndeshjes së parë ishte 4 – 1 për gjigantin spanjoll.

Po ashtu, dhe Liverpooli eliminoi apo largoi nga gara, favoritin kryesor, Manchester City, për të kaluar në gjysmëfinale.

E për të dy këto skuadra, ndihmë të madhe iu dhanë futbollistët e tyre, Edin Dzeko (Roma) dhe Mohamed Salah (Liverpool), të cilët me golat dhe paraqitjet e tyre briliante kanë bërë që këto dy skuadra të takohen sonte.

Arbresh.info ju sjellë statistikat e këtyre futbollistëve, para përballjes që do të zhvillohet sonte.

-Edin Dzeko, 32 vjeçar, AS Roma

Në këtë sezon është paraqitur në dhjetë ndeshje, duke shënuar gjashtë gola.

Nga këto gjashtë gola, Dezko i ka shënuar tre më këmbën e majtë, dy me këmbën e djathtë dhe një me kokë.

Sulmuesi boshnjak në karrierën e tij ka zhvilluar 47 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke realizuar 15 gola në total.

Dzeko për Wolfsburgun kishte zhvilluar gjashtë ndeshje, duke shënuar katër gola.

Për Manchester City, ishte paraqitur në 25 ndeshje dhe kishte realizuar vetëm tre gola, gjatë periudhës 2011-15.

Ndërsa, aktualisht për Romën ka zhvilluar 17 ndeshje, teë gola të shënuara, që nga viti 2015.

Dzeko ka debutuar në sezonin 2009/10, në fitoren e Wolfsburgut ndaj CSKA Moscoë 3 – 1, në fazën e grupeve.

Golin e parë e ka shënuar ndaj Manchester United, në Old Traffordit, në humbjen e Wolfsburgut 2 – 1, në fazën e grupeve gjatë sezonit 2009/10.

-Mohamed Salah, 25 vjeçar, Liverpool

‘Mbreti’ nga Egjipti, në këtë sezon është duke shkëlqyer dhe nga dhjetë ndeshje sa ka zhvilluar, ka realizuar tetë gola.

Salah shtatë gola i ka të shënuara me këmbën e majtë dhe një me të djathtën.

Salah në total është paraqitur në 25 ndeshje, duke shënuar 11 gola.

Salah në Ligën e Kampionëve ka debutuar me skuadrën e Basel

25 vjeçari në Ligën e Kampionëve ka luajtur për Basel, Chelsea, Roma dhe tashmë për Liverpool.

Për Baselin, ka zhvilluar gjashtë takime duke realizuar dy gola, gjatë sezonit 2013/14.

Më pas, për Chelsea ishte paraqitur në vetëm dy ndeshje gjatë sezonit 2014/15, nuk kishte shënuar gol.

Ai ka debutuar në Ligën e Kampionëve, me skuadrën e Baselit, në fazën e grupeve në takimin ndaj Chelsea, të cilin e kishte fituar Baseli 1 – 2.

Golin e parë e kishte shënuar pikërisht, në debutimin e tij, ndaj Chelsea.

Se kush do të del triumfues, do të mbetet të shihet kur do të përballen sonte, me fillim të orës 20:45. /arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme