Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salahu, ka theksuar se mes tij dhe bashkëlojtarit Sadio Mane nuk ka konkurrencë, përderisa ka theksuar se statistikat e tij e kanë dëshmuar se ai nuk është aq vetjak në sulm sa thonë të tjerët.
Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah është bërë njëri ndër më të dashurit për tifozët e futbollit në botë që kur e filloi karrierën e tij me Liverpoolin në Anfield, transmeton Gazeta Express.
Që nga transferimi në Liverpool nga Roma, Salahu e ka fituar dy herë Këpucën e Artë të Premierligës – të fundit e ndau me Manen, pasi që të dy kishin shënuar baras gola gjatë sezonit 2018/19.
Megjithatë, Salahu është kritikuar që nganjëherë tregohet vetjak, duke tentuar të shënojë gol vetë, edhe nëse e ka ndonjë bashkëlojtar në pozitë më të favorshme. Mirëpo, egjiptiani i ka kundërshtuar këto kritika sërish.
“Jo, unë dhe Mane nuk jemi në garë për ta parë kush mund të shënojë më shumë gola. Nëse asnjëri s’arrijmë të shënojmë dhe ndeshja përfundon 0:0 – që s’ndodh shpesh – ne zemërohemi shumë. Por, kur jemi në fushë dhe po fitojmë, kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Salahu.
“Nganjëherë njerëzit të gjykojnë duke u bazuar vetëm në numrin e golave të shënuara. Sinqerisht, trajneri gjithmonë më flet për kreativitetin. Mendoj se edhe bashkëlojtarët janë të lumtur për këtë gjë”.
“Për aq kohë sa unë e ndiej se po krijoj raste të mira për të tjerët dhe bëj asiste, kjo është e mrekullueshme. Ndoshta njerëzit nuk përqendrohem shumë te kjo gjë, por mua më pëlqen edhe të asistoj, jo vetëm të shënoj”.
“Në ndeshjen e fundit kundër Tottenhamit, unë e asistova golin e Roberto Firminos dhe isha shumë i lumtur kur e pashë atë duke shënuar. Pa asiste – dhe s’e kam fjalën vetëm për asistet e mia – s’mund të fitosh ndeshje”.
“Gjithashtu, unë s’mund të përqendrohem vetëm të shënojë gola për vete, pasi që kjo do të thoshte se loja ime nuk ndryshon dhe kundërshtarët do ta gjenin një mënyrë për t’u mbrojtur kundër meje. Nëse nganjëherë e marr topin dhe e krijoj një rast apo asistoj, atëherë do t’i habis ata. E gjitha ka të bëjë me të qenët i mençur”.
Salahu i ka shënuar 14 gola këtë sezon, ndërsa do të tentojë ta përmirësojë këtë statistikë për Liverpoolin të dielën, kur lideri i Premierligës do të takohen me rivalin e madh, Manchester Unitedin, në Anfield.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...