Jurgen Klopp beson se tani mund të shijojë përgatitjen perfekte për finalen e Champions League ndaj Real Madridit.
Pasi skuadra e tij fitoi 4-0 ndaj Brighton ata kanë siguruar vendin e katërt në Premier League, që i garanton praninë në fazën me grupe të veprimtarisë prestigjioze.
“Disa njerëz më kanë pyetur nëse dy javë kohë për të përgatitur finalen është pak shumë, por unë mendoj se është perfekte. Futbollistët do të marrin disa ditë pushim dhe më pas do ta përgatisim ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Pas fitores së sotme mendojmë se mund ta përgatisim në mënyrën më perfekte, – tha Klopp. – Ka qenë një sezon shumë emocionues dhe i ngarkuar për ne, por kemi mundësinë t’i japim vetes një kënaqësi të madhe.”
Salah shënoi golin e parë për Liverpool duke e mbyllur sezonin me 32 gola, si askush tjetër në historinë e kampionatit anglez me 20 ekipe. “Ai është fantastik. Në javët e fundit e gjithë skuadra jonë ka qenë në vështirësi. Golat e tij nuk do të kishin asnjëherë vlerë për ne nëse nuk siguronim Champions League, ndërsa tani mendoj se meriton çmimin Oscar.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...