Google ADS

Salah thyen një tjetër rekord në Premier League

18:28 | 22 Dhjetor 2024
D.H

Mohamed Salah është duke shkëlqyer në këtë sezon në Premier League.

Ai është lojtari kryesor i Liverpoolit i cili po ndihmon “The Reds” me paraqitjet e tij fenomenale që të rikthejnë titullin kampion pas disa viteve, shkruan Arbresh.info.

Salah gjatë pjesës së parë me Tottenhamin asistoi në golin e tretë të Liverpoolit, ku realizoi Szoboszlai për rezultatin 1-3.

Ky ishte njëherësh edhe asistimi i 10 i tij në Premier League këtë sezon dhe është shumë i vecantë për futbollistin.

Egjiptiani është bërë futbollisti i parë në histori të Premier Leagues që arrin të shënoj 10+ gola dhe 10+ asistime në Prmier League, para Krishtlindjeve.

Anësori i Liverpoolit ka shënuar plot 13 herë deri më tash dhe ka arritur kuotën e 10 asistimeve në 16 ndeshjet e para./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme