Salah nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë për Barcelonën ose Real Madridin.
Mohamed Salah po shijon një tjetër sezon magjik, duke qenë një ndër më të mirët të momentit.
28-vjeçari ka zbuluar shumë gjëra në një intervistë për AS dhe është pyetur për interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës.
Egjiptiani, që ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, nuk e ka mohuar që një ditë të luajë në La Liga.
I pyetur nëse i përjashton Barçën dhe Realin, ai është përgjigj: “Mendoj se Madridi dhe Barcelona janë dy klube të mëdha. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani jam i koncentruar që të fitojmë sërish Premier League dhe Champions League me Liverpoolin”.
Salah është tjetër futbollist që nga viti 2017 kur u transferua në Anfield.
Ai e ka futur veten në mesin e më të mirëve në histori të Premierligës dhe natyrisht, në botë.
Mo deri më tani ka bërë 172 paraqitje për Redsat, ka shënuar 108 gola. /Gazeta Express/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...