Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren beson se Mohamed Salah e ka ngritur vetën në një nivel të njëjtë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon këtë sezon.
Reprezentuesi egjiptian arriti në numrin prej 43 golave te “Redsat” në sezonin e tij debutues pas dy golave, po ashtu edhe dy asistimeve, në fitoren 5 me 2 në takimin e parë të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve kundër Romas, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është i vetmi. Ai është duke u bërë një superyll. Duket e lehtë ajo që ka bërë, por është shumë e vështirë”, ka thënë reprezentuesi kroat.
“Nëse vazhdon ashtu – nuk e di nëse është koha e duhur për t’i vendosur presion atij – por unë besojë që ai duhet të vlerësohet si njëri nga tre sulmuesit më të mirë në botë në fund të vitit”
“Ai e meriton të përmendet për Topin e Artë, kur njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon ata duhet gjithashtu të flasin edhe për Salahn”
“Ai e meriton, por unë mendoj se e meriton edhe më shumë për të qenë sa më i sinqertë. 43 gola!”
Salah tashmë ka filluar të cilësohet si favorit për të fituar Topin e Artë./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030