Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin.
Salah ishte lënë në bankën rezervë për ndeshjen e cila u zhvillua në ‘London Stadium’ dhe u fut në fushë në pjesën e dytë si zëvendësues.
Ai po priste që të futej në fushë kur West Hami gjeti golin e barazimit përmes Michail Antonios, por ky gol nuk ishte ajo që mori vëmendjen, por në fakt ishte përleshja mes egjiptianit dhe Kloppit.
Krahët u hapën dhe disa fjalë u thanë me tone te ashpra, ndërsa u desh që të intervenonte Darwin Nunez që të parandalohej eskalimi i situatës.
Në intervistën pas ndeshjes, Klopp nuk dëshiroi që të diskutonte shumë lidhur me këtë rast, duke thënë se për të është një çështje e mbyllur.
Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Salahun, pasi përgjigja e tij ka lënë të nënkuptohet se ajo përleshje mes dy palëve nuk ka mbetur vetëm në fushë.
Egjiptiani nuk arriti që t’i shpëtonte pyetjes lidhur me këtë situatë, pas largimit nga stadiumi.
“Nëse flas sot, do të ketë zjarr”, ishte përgjigja e Salahut kur u pyet nga gazetarët se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe trajnerit.
Kjo natyrisht që nuk duket mirë për Liverpoolin, të cilët tashmë kanë mbetur shumë mbrapa në garë ndaj rivalëve Arsenal dhe Manchester City, teksa në pesë ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm një prej tyre./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...