Google ADS

Salah me një deklaratë shumë interesante rreth të kaluarës së tij me Chelsea

17:39 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Superylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka zbuluar se ai kishte ëndërruar një kalim te Liverpooli, sa ishte anëtar i Chelseat.

Reprezentuesi egjiptian që nga transferimi i tij në Anfield Road nga Roma, ka qenë një sensacion në Premierligë.

Salah të dielën që shkoi shënoi golin e 20-të në paraqitjen e tij të 26 në të gjitha garat për ‘të kuqt’.

25 vjeçari me këtë gol është futur në analet e historisë së gjigantit anglez, pasi lojtari i fundit që kishte arritur këtë ishte Ian Rush, në vitin 1986/87.

Ai këtë e ka zbuluar në një intervsitë të dhënë për web-faqen zyrtare të klubit.

“Kishte një interesim të Liverpoolit, sa isha anëtar i Chelseat por nëse do të isha transferuar në atë kohë, ndoshta gjërat nuk do të kishin shkuar mirë siç janë duke shkuar tani”, tha Salah.

Salah e kishte ditur se do të luante për Liverpoolin, kur ai kishte shkelur për herë të parë në Anfield Road, si lojtar i Chelseat.

“Ishte sa isha lojtar i Chelseat, kur unë kam luajtur në Anfield. Më kujtohet se i kisha thënë vetës, se duhet që një ditë të luaj, pas asaj atmosferën që përjetova. Ajo atmosferë ishte e jashtëzakonshme, isha shumë i lumtur që luaja kundër Liverpoolit dhe tani jam edhe më i lumtur që po luaj për Liverpoolin në Anfield”, përfundoi mesfushori ofanziv.

Salah në Chelsea ishte transferuar nga Basel në vitin 2014, me kërkesë të Jose Mourinhos por që nuk pati sukses në Stamford Bridge, më pas u transferua në Fioerentina, AS Roma dhe tani në Liverpool. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme