Një studim i Universitetit britanik Stanford tregon se për shkak të futbollistit egjiptian i cili luan për Liverpoolin, Mohamed Salah, është ulur islamofobia, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjellë Klan Kosova.
Sipas rezultateve të studimit, ardhja e Salahut në Liverpool në vitin 2017, drejtpërdrejt ka ndikuar në uljen e islamofobisë në qytet.
Pas transferit të Salahut, numri i postimeve anti-islame në rrjetet sociale në mesin e tifozëve të Liverpoolit është ulur me 50 për qind ndërsa islamofobia në të gjithë qytetin është ulur me 18,9 për qind.
Raporti thekson se shkaku e ndikimit të tillë të Salahut janë rezultatet e tij të jashtëzakonshme sportive, por edhe humane dhe karakteri i cili tërheq vëmendjen e opinionit.
Mohamed Salah në vitin 2017 erdhi nga Roma në Liverpool për 42 milionë euro.
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën