Liverpooli ka arritur të shënoj bindëse me rezultat 3-0 në udhëtim tek Manchester United në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.
Një super performancë e Salah ku realizoi një herë dhe asistoi dy herë tjera i dhuroi fitoren Liverpoolit në derbin e Anglisë, shkruan Arbresh.info.
‘The Reds’ e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar në minutën e shtatë përmes Arnoldit, mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë lojë.
Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe Liverpooli gjeti golin sërish falë një goli të Luis Diaz në minutën e 35-të, falë një asistimi të egjiptianit Mohamed Salah.
I njëjti lojtar me të njëjtin asisutes shënoi edhe shatë minuta më vonë për 2-0.
Ndërkohë në pjesën e dytë, të drejtuarit e Arne Slot shënuan sërish.
Ishte Mohamed Salah që realizoi për 3-0 në minutën e 56-të.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Lievrpooli shënoi fitoren e tretë këtë sezon në Premier League.
Pas tri ndeshjeve Liverpooli dhe Manchester City janë dy skuadrat e vetme që kanë bilanc 100% të fitoreve, kurse Unitedit pëson humbjen e dytë me radhë dhe ka vetëm tri pikë të grumbulluara./Arbresh.info
GET IN ✊ pic.twitter.com/qGOv8SQ7sM
— Liverpool FC (@LFC) September 1, 2024
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...