Sulmuesi Mohamed Salah thotë se puna me trajnerin Arne Slot është shumë ndryshe, pas fitores 2:0 ndaj Ipswich Town në ndeshjen hapëse në Premierligë.
Salah zhvilloi paraqitjen e 350-të në kampionatin anglez, duke realizuar gol dhe asistuar.
Egjiptiani pas ndeshjes e pranoi se nën urdhrat e holandezit puna është më ndryshe, duke i këshilluar lojtarët t’i besojnë procesit.
“Jurgen ishte në këtë skuadër që tetë vite, ai dha gjithçka. Tani është një trajner dhe sistem i ri”.
“Është komplet ndryshe për ne, duhe të adaptohemi. Nuk duam t’i vendosim presion më shumë, thjesht duhet të luajmë futboll dhe t’i shijojmë ndeshjet”.
“Dua t’i ndihmoj bashkëlojtarët gjatë tërë kohës, gjithmonë jam i lumtur kur shënoj ose asistoj”.
“Ishte pak vështirë, moti ishte shumë i nxehtë, skuadra kundërshtare ishte e fortë. Kur luajnë në shtëpi sidomos, është pak vështirë. Jam i lumtur që fituam, gjithmonë ndihem i kënaqur kur e bëj ndryshimin”.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...