Google ADS

Salah konfirmon qëndrimin e tij tek Liverpool

17:09 | 25 Maj 2022
KRG

Lojtari nga Egjipti, Mohamed Salah, ka folur në konference të mërkurën ne lidhje me finalen e madhe të Champions League kundër Real Madridit, ndërsa bëri të ditur se a do të qëndrojë edhe më gjatë tek skuadra angleze, Liverpool,

Kontrata aktuale e Salah-s, skadon në vitin 2023, ndërsa nga mediat e huaja, gjatë muajit të fundit është përfolur për një largim të mundshëm të egjiptianit nga skuadra e Liverpoolit.

“Nuk mendoj për kontratën për momentin, mos fol për të, nuk dua të jem egoist, është një javë shumë e rëndësishme për ne. Unë thjesht dua të shoh Hendo [kapitenin Jordan Henderson] të ngrejë sërish trofeun dhe shpresoj që ai ta ma huazojë më vonë.”

“Sigurisht që do të qëndroj sezonin e ardhshëm. Kemi shumë kohë. Jam shumë i motivuar pas asaj që ndodhi herën e fundit me Realin (humbja në finalen e Kievit në 2018)”, tha Salah. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme