Mohamed Salah e ka pranuar se e ndjen presionin se si është të jesh favorit për të fituar Premier Ligën, por ka insistuar se ndjenjë të njëjtë do të përjetojë edhe Manchester City që po tenton të mbrojë titullin.
“Të kuqtë” mund të marrin pozitën e parë gjatë fundjavës nëse mposhtin rivalin e përbetuar, Manchester Unitedin. Një pikë nga testi i vështirë do të jetë i mjaftueshëm që djemtë e Jurgen Kloppit të marrin pozitën e parë.
Salah ka thënë se përfundimi i sezonit në pozitën e dytë do të ishte zhgënjyese, por është i gatshëm të nis javët e vështira me ndeshjet që përfshijnë atë ndaj Watfordit dhe Evertonit.
“E ndjeni presionin sepse jeni qenie njerëzore”, ka thënë Salah për Sky Sports.
“Për mua nuk është e rëndësishme nëse fitojmë një ndeshje tani apo tre javë më parë. Dua ta fitojmë secilën, por kam thënë se po luajmë për Premier Ligën dhe ka presion. Ka presion edhe për Man Cityn. Në nëntor kam thënë se presion do të ketë deri në fund të sezonit sepse kur luani për Premier Ligën duhet ta pranoni se ka presion. Kjo mund t’ju ndihmojë që të punoni dhe të përqendroheni në lojën tuaj”, ka thënë veç të tjerash ai.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...