Google ADS

Salah jashtë skuadrës së Egjiptit për ndeshjen e ardhshme

15:56 | 5 Tetor 2019
Arbresh Info

Mohamed Salah është lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga Egjipti për ndeshjen e ardhshme.

Sulmuesi i Liverpoolit nuk do të jetë në dispozicion te skuadra e tij kombëtare për ndeshjen miqësore ndaj Botswanas për shkak se atij i është dhënë kohë për të pushuar, transmeton portali arbresh.info.

Ai tashmë ka bërë 11 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve për skuadrën e Jurgen Klopp gjatë sezonit 2019/20 dhe ndeshja e 12-të e tij do të jetë ajo ndaj Leicester Cityt pasditen e sotme (e shtunë) për shkak se është pjesë e formacionit startues.

Megjithatë, Salah ka në dispozicion kohë të mjaftueshme për të pushuar pas ndeshjes në Anfield.

Trajneri i Egjiptit, Hossam El-Badry ka vendosur për të lënë jashtë 27-vjeçarin për ndeshjen miqësore kundër Botswanas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme